LajmeMaqedoni

Drejtori i Policisë financiare Arafat Muaremi ka marrë kallëzim penal nga një biznesmen nga Dibra

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Arafat Muaremi ka marrë kallëzim penal nga një biznesmen nga Dibra, transmeton Portalb.mk.

Keqpërdorimi i pozitës dhe kompetencave zyrtare, dhuna dhe maltretimi në kryerjen e shërbimit janë tre aktet për të cilat drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka marrë kallëzim penal nga biznesmeni.

Netpress, ishte shpërndarë faqja e parë e kallëzimit të ngritur kundër Muaremit. Nga ajo mund shihet se ka vulë arkivore nga prokuroria e drejtuar nga Ruskovska.

Ky kallëzim penal publikohet në të njëjtën kohë kur drejtori Muaremi ka bërë kallëzim për kontroll të paligjshëm pas hyrjes së prokurorisë së Vilma Ruskovskës në Policinë Financiare.

Sipas Drejtorisë së Policisë Financiare, me veprimet e përmendura kanë shkaktuar dëme të mëdha në reputacionin e institucionit, të gjithë punonjësve të tij dhe drejtorit, si dhe “ulin besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe prishjen e themeleve të një shteti juridik”.

Show More

Related Articles

Back to top button