LajmeMaqedoni

Drejtori i ri i Fondit për sigurim shëndetësor merr detyrën

Drejtori i ri i Fondit për sigurim shëndetësor, Asaf Abdurahmani ka marrë detyrën nga tashmë ish drejtori Faton Ahmeti.

Gjatë pranim dorëzimit të detyrës drejtori i ri Abdurahmani ka falenderuar Ahmetin për kontributin e dhënë në drejtimin e këtij institucioni dhe se bashkë do të vazhdojë në të njejtin drejtim.

Të dashur qytetarë,
Të dashur miqë,

Kam nderin të pranoj detyrën e Drejtorit Gjeneral të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut dhe të ushtrojë këtë detyrë shtetërore, në shërbim të qytetarëve për të ofruar shërbime sa më cilësore, dhe për të qenë në ballë të çdo sfide, duke ushtruar këtë përgjegjësi me profesionalizmin maksimal.

Falemnderoj drejtorin e deritanishëm, z. Faton Ahmeti, për kontributin dhe mbështetjen e parezervë.

Falemnderoj Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, për besimin e dhënë për të udhëhequr me këtë institucion kaq të rëndësishëm. Është nder dhe privilegj i çdo profesionisti në çdo sferë, të jetë bashkëudhëtarë në realizimin e vizionit të z. Ali Ahmeti!

Bashkë do i’a dalim të jemi në shërbim dhe krah qytetarëve!
Bashkë në çdo sfidë!

Me respekt,
Dr. Asaf Abduramani

Show More

Related Articles

Back to top button