LajmeRajon

Drejtuesja e Speciales: Gjykata mund të japë dhe dënime me bugim të përjetshëm

Kryetarja e Dhomave të Specializuara e cila po shqyrton rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka bashkëbiseduar me gazetarë dhe perfaqësues të shoqërise civile në Kosovë.

E pyetur ne lidhje me dënimet që mund të jepen nga kjo gjykatë, Trendafilova, ka përmedni dhe burgimin e përjetshëm si pjesë e legjislacionit penal të Kosovës.

“Gjykata mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm Gjykatësit mbështeten në Kodin Penale të Kosovës”, tha kryetarja e DhSK-së.

Trendafilova pjesën me të madhe të këtij takimi i është përgjigjur interesimit të pranishmëve lidhur me Gjykatën Speciale dhe proceset gjyqësore që janë duke u zhvilluar atje.

Në pyetjen e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) se pse ka pasur mungesë të transparencës lidhur me dëshmitarin e 29-të në rastin Thaçi dhe të tjerët, i cili ka refuzuar të dëshmojë, ndërsa gjykatës i janë dashur me shume se 1 muaji kohë që të njoftojë për fatin e këtij dëshmitari, kryetarja Trendafilova tha se nuk din shumë për këtë dëshmitar.

“Të bëhem e sinqertë nuk është që kam marrë informata sa i përket këtij dëshmitari”, tha ajo, ndërsa për ta informuar lidhur me këtë dëshmitar, reagoi zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle.

Show More

Related Articles

Back to top button