LajmeRajon

Drilon Gashi emërohet ambasador i Kosovës në Poloni

Presidentja e vendit e ka emëruar Drilon Gashin shef të misionit të Kosovës në Poloni.

Gashi ka thënë se do të punojë në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve dhe të komunitetit kosovaro-polak.

“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidentja Vjosa Osmani si Shef i Misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim që të forcoj marrëdhëniet me Poloninë si një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe që të kultivoj mëtej lidhjet e komunitetit kosovaro-polak. Unë jam shumë mirënjohës për mundësinë për t’i shërbyer vendit dhe për të përfaqësuar Kosovën jashtë vendit në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi njihej si ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Show More

Related Articles

Back to top button