GostivarLajme

Dua hatme në Xhaminë Turi Sina në Gostivar / 6 nxënës përfundojnë me leximin e Kuranit

Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli në prezencë të Reisul Ulema paraprak, H. Hfz. Arif ef. Emini dhe i shoqëruar nga stafi i tij, hoxhallarë të shumtë të rrethit të Gostivarit dhe më gjerë, mori pjesë në Xhaminë Turi Sina të qytetit të Gostivarit, me rastin e realizimit të solemnitetit fetar të përfundimit të hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në Xhaminë e kësaj lagjeje tek mualimi Nurkan ef. Aruç.

Në fjalën e tij të rastit, Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli, potencoi faktin se mësimbesimi islam nëpër mektebet e xhamisë është forma ku mësohen të drejtat dhe bazat e Islamit dhe të Kur’anit Famëlartë. Njëherit ai e çmoi lartë punën e palodhshme dhe kualitative të Nurkan ef. Aruç dhe angazhimin e tij, që u pa edhe nga vet nxënëset dhe nxënësit e mësimbesimit. Më tej, Muftiu përmendi ajetin e Kur’anit ku Allahu xh.sh. përmes lutjeve kërkon nga ne që të kemi pasardhës të mirë e për të qenë në krye të familjes dhe detyrave ndaj saj.

Më pas, fjalë pati edhe ish Reisul Ulema i BFI, H. Hfz. Arif ef. Emini, i cili përmendi realitetin e mësimibesimit dhe rinisë në kohën aktuale me mesazhe shumë vlerësuese.

Duanë e hatmeve e bëri Prof. Sherif ef. Deari, kurse programin e solemnitetit e udhëhoqi Hfz. Jusuf ef. Xheladini.Në fund të programit, u bë shpërndarja e diplomave dhe mirënjohjeve nga ana e Muftiut dhe referentëve me të cilat u dekoruan nxënësit, mualimi/imami i kësaj xhamie dhe Këshilli i Xhamisë. Vlen të theksohet se numri i nxënësve që bënë hatme në këtë solemnitet ishte 6 nxënës/se.

Show More

Related Articles

Back to top button