LajmeMaqedoni

Durmishi: Punëtorët e NPK-së 4 muaj pa rroga

Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Besar Durmshi sot në një seancë të jashtëzakonshme ndanë mjete për Ndërmarrjen Publiike Komunale (NPK) për të paguar punëtorët me kontrata në vepër pasi kjo Ndërmarrje është e zhytur në borxhe të mëdhaja.

Sipas Durmishit puntorët e NPK-së, janë 4 muaj pa rroga dhe pa kontribute të tjera si ato shëndetësore.

“Nga NPK ka arritur një kërkesë duke na informuar për gjendjen e rëndë financiare, ri rezultat i rritjes së çmimit të energjisë elektrike, çmimeve të derivateve, ulja e pagesës së taksave nga qytetarët ndaj NPK-së dhe rritja e pagës minimale ka shkaktuar ngecje të pagesës së personave me kontratë në vepër. Punëtorët e NPK-së kanë ngelur 4 muaj pa pagesë” u shpreh Durmishi

Durmishi mes tjerash theksoi se pas Vitit të Ri parashihet që Ndërmarrja Publike Komunale do të ndahet në katër drejtori për tu menaxhuar më mirë.

“NPK-ja do të ndahet në katër drejtori, Ndërmarrja e Parkut  dhe gjelbërimit, e higjenës komunale, kanalizimit dhe ujësjellësit dhe administrata” u shpreh Durmishi,

Nga ana tjetër edhe pse borxhi i Komunës së Tetovës dhe NPK-së rritet çdo ditë nga kamatat dhe përmbaruesit, në të gjitha ndërmarrjet dhe në komunë vazhdon punësimi i militatënve të BESËS me kontrata në vepër ku disa nëpërmjet Agjencionit “Xhobi 2011” e disa direkt nga komuna dhe ndërmarrjet.

Sipas informaciuoneve të fundit që posedon TS, borxhi i komunës së Tetovës është rritur për 2 deri 3 milionë euro ku mund të jetë afër bankrotimit total të komunës në krye me Bilall Kasamin./TS/

Show More

Related Articles

Back to top button