LajmeMaqedoni

Dy komisione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot mbajnë seanca

Në Kuvendin e Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për mbrojtje dhe siguri dhe për çështje evropiane.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatë me procedurë të shkurtuar është pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit për mbrojtje dhe siguri.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane do të debatojnë për Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, me procedurë të shkurtuar, për projektligjet për zooteknikë, për inspektim financiar në sektorin publik, për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësimin proporcionalitetit dhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kontroll kufitar.

Show More

Related Articles

Back to top button