BotaLajme

E akuzoi për krime kundër njerëzimit, Kina me tone të ashpra kundër OKB-së

Kina është përgjigjur me tona të ashpra ndaj një raporti të Organizatë së Kombeve të Bashkuara, në të cilin përmenden dyshimet për abuzime me të drejta të njeriut në rajonin e Ksinjiangut, me popullsi ujgure dhe minoritete tjera myslimane.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut ka thënë se hetimi 1-vjeçar ka gjetur se shumica e grupeve myslimane janë subjekte të internimeve masive, punës së detyrueshme, abuzimeve seksuale dhe torturës.

Kina nga ana tjetër ka mohuar gjithmonë akuzat. Sipas saj, kampet kanë pasur qëllim luftimin e separatizmit, terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, dhe se pjesëmarrja në kampe ka qenë vullnetare.

Për të vërtetuar pretendimet e veta, autoritetet kineze kanë përmendur vizitat e realizuara nga gazetarët dhe diplomatët në këtë rajon. Këto kampe janë pjesë e një fushate të gjerë të shtypjes në Ksinjiang, që përfshin sterilizime të dhunshme të grave, punë të detyrueshme, shkatërrim të xhamive dhe objekteve tjera fetare, ndarjen e fëmijëve myslimanë nga familjet e tyre, si dhe ngacmimet ndaj anëtarëve të familjes që jetojnë jashtë shtetit.

Show More

Related Articles

Back to top button