LajmeRajon

E paprecedentë! Nxënësi në Lezhë godet mësuesen me karrige, dërgohet në spital

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës.

Mësohet se një nxënës ka goditur mësuesen me karrige.

Mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka marrë një frakture.

Ndërkohë në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë, te cilët kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë i cili goditi mësuesen.
Është e paqartë përse nxënësi ka goditur mësuesen me karrige dhe policia po punon për zbardhjen e plote të kësaj ngjarje.

Mësimi ditën e sotme është bojkotuar nga mësuesit për shkak të kësaj ngjarje të rëndë ndërsa ditën e nesërme pritet që të zhvillohet një protestë nga mësuesit lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.

Show More

Related Articles

Back to top button