LajmeRajon

E rëndë në Durrës/ Gruaja plagos me thikë burrin (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të hëne në Durrës.

Paraprakisht mësohet se në lagjen 11 të qytetit bregdetar, gruaja ka plagosur me thikë burrin.

Bëhet fjalë për çiftin Asije dhe Ahmet Stafa.

Mësohet se çifti prej disa ditësh kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Sakaq, ambulanca ka marrë të plagosurin dhe po e transporton drejt spitalit rajonal të Durrësit.

Show More

Related Articles

Back to top button