LajmeRajon

Edhe Gjakova e Rahoveci pjesë e vërshimeve

Shiu që ka nisur dje e që po vazhdon edhe sot, duket që i ka shkaktuar probleme të mëdha disa familjeve në Gjakovë.

Në disa fotografi e video të publikuara nga Tv Syri, shihet se përmbytjen nga shiu në këtë qytet ka hyrë në disa shtëpi dhe ka bërë të pa qarkullueshme disa rrugë në këtë qytet.

Ndërkohë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje shiu, duke e përfshirë tërë territorin e vendit.

Përveç në qytetin e Gjakovës, situatë e rënduar nga vërshimet po paraqitet edhe në qytetin e Rahovecit.

Nga publikimi i videove shihet se vërshimet kanë bllokuar disa shtëpi në fshatin Bratotin.

Vërshime tejet të mëdha janë edhe në fshatin Sopniq të kësaj komune ku vërshimet kanë bllokuar rrugët dhe kanë depërtuar në oborret duke rrezikuar edhe familjet.

Edhe fshati Fortesë është vërshuar nga uji.

https://www.facebook.com/watch/tvsyrivision/

Show More

Related Articles

Back to top button