LajmeRajon

“Edi Ramës t’i ndalohet të shkelë territorin e Kosovës si rrezik serioz i integritetit territorial dhe sigurisë shtetërore”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dje (e martë 17 tetor) u shfaq tejet i ashpër me Kosovën gjatë konferencës me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Rama krahasoi Kosovën me rastin e Palestinës duke përcjellë disa fjalë të ish presidentit Bill Clinton

“Bill Clinton kur ishte këtu në verë, ai është kryeçlirimtari i Kosovës, më tha “thuajua miqve të mi në Prishtinë” si i ndodhi Palestinës dhe nuk kishte ndodhur akoma kjo (lufta në Izrael), por në verë. Arafati e kishte marrëveshjen më të mirë, Izraeli ra dakord edhe Arafati, por të nesërmen Clinton tha se “më mori në telefon dhe më tha nuk e firmos. Tani po ju them unë ku është Palestina sot?! Një vend që nuk është shkatërruar nga Izraeli, por klasa e vet politike dhe pengmarrësit e vet. Izraeli i përdor raketat për të mbrojtur popullin e vet, Hamasi përdor popullin e vet për të mbrojt raketat” tha ai.

Madje Rama ka shprehur “shqetësimin” e tij, duke thënë se i “rrënqethet mishi” kur e mendon se mund të ketë rindalesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Mua më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, në anën tjetër, nuk duhet të rrijmë, ta kërkojmë të presidenti i Francës, duhet ta kërkojme të vetja, ta bëjmë ne, ta bëjë Kosova paqen, pjesën e vetë, t’ia lë Serbinë në dorë BE-së e ShBA-së që të merren me të.” – u shpreh ai.

E në lidhje me këto zhvillim e e deklarata për gazetën “Bota sot” ka folur publicisti Milaim Nela, i cili shfaqi dilemën nëse kryeministri shqiptar është mbrojtës i interesit shqiptar apo siç e quajti “bedel” i Vuçiçit?

Nga ana tjetër ai është shprehur se nuk ndjehet i befasuar nga qëndrimet e presidentit të Francës e cila tradicionalisht ka qenë aleate e Serbisë.

“Duke ndjekur në retrospektivë ngjarjet e ditës së djeshme në Tiranë faqet e mediave vizuale qenkan mbuluar nga deklarata e presidentit francez Macron në lidhje me pezullimin e mundshëm të vizave të shtetasve Kosovarë në hapësirën Schengen.

Në fakt çfarëdo që të thotë Makron unë nuk befasohem pasi ai është i pari i një shteti që me përjashtime të vogla ka qenë tradicionalisht aleat i Serbisë dhe kundër interesave shqiptare.

Vizita e parë e një presidenti Francez në Shqipëri ka lënë një shije shumë të keqe të paktën nder ne shqiptarët”, ka deklaruar Nela.

Ai është shprehur se kjo vizitë në vend që të ishte sinjal i ngritjes së marrëdhënieve mes dy vendeve në një nivel tjetër, u shfrytëzua poshtërsisht nga Kryeministri i Shqipërisë për të goditur Kosovën dhe interesat kombëtare të shqiptarëve për llogari të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiçit.

“Edi Rama as të hënën në të ashtuquajturin samit të BE-së në Tiranë ndryshe nga Kancelari Scholz nuk foli asnjë fjalë për agresionin Serb në veri të Kosovës. Ai jo vetëm nuk mbrojti interesat shqiptare që e ka detyrim kushtetues, por indirekt u bë avokati apo bedeli siç ka qejf ta quajë ai i presidentit Serb që kishte vendosur ti bëjë karshillëk Bashkimit Evropian dhe procesit nga Kina ku u takua edhe me Vladimir Putinin.

Mesazh dhe karshillëk më të qartë nuk ka.

Show More

Related Articles

Back to top button