LajmeSport

Ekipet shqiptare e bëjnë ligjin në Superligën e Maqedonisë, Shkupi merr kreun

Një javë Shkëndija, një javë Shkupi. Ekipet shqiptare bëjnë ligjin në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Kreu ndryshon emër, por sërish mbahet nga shqiptarët, kështu ndodh edhe pas xhiros së 12-të, ku Shkupi merr kreun në renditjen tabelare të më të mirëve në futbollin e Maqedonisë.

Bardheblutë pas fitores ndaj Rabotniçkit, shfrytëzojnë barazimin e Shkëndijës dhe ngjiten në krye të tabelës me 25 pikë, po aq sa Shkëndija në vendin e dytë, por me golavarazh më të vogël, ndërsa top 3 mbyllet me Strugën Trim Lum me 21 pikë.

Në vendin e katërt vjen Sileksi me 20 pikë, duke mbajtë një distancë prej 5 pikëve me Brera Strumicën dhe Tikveshin e Kavadarit.

Nga 14 pikë kanë Bregallnica dhe Gostivari në vendin e shtatë dhe tetë. Ndërkohë katër pozitat e fundit mbahen nga Rabotniçki (13 pikë), Makedonija Gjorçe Petrovi (12 pikë), Voska Sport (12 pikë) dhe Vardari me 11 pikë.

Ndeshjet e radhës në kampionatin elitar të Maqedonisë do të zhvillohen me 5 nëntor, përderisa të mërkurën do të luhet Struga – Vardari në takimin e mbetur në kuadër të xhiros së 5-të. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button