BotaLajme

Ekonomia ruse shënon rënie për 3 për qind në prill

Ministria ruse e Zhvillimit Ekonomik bëri të ditur se ekonomia ruse shënoi rënie me 3 për qind në prill, krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekonomia, megjithatë, regjistroi një rritje me 1,7 për qind në katër muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht sanksioneve perëndimore, thuhet në raport.

Sipas po këtij raporti, ekonomia shënoi rritje me 4,1 për qind në shkurt dhe 1,3 për qind në mars. Ekonomia e vendit parashikohet të shënojë rënie nga 10 deri në 12 për qind në vitin 2022 për shkak të sanksioneve perëndimore.

Show More

Related Articles

Back to top button