LajmeMaqedoni

Ekonomistët kundërshtojnë masat e qeverisë, Baush: Maqedonia e Veriut i vetmi vend me ngrirje të çmimeve

Ekonomistët me kritika për masat e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve. Thonë Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në Evropë, bile edhe në Botë që akoma po zbaton ngrirjen e çmimeve në tregun e lirë. Sipas profesorit të ekonomisë Abil Baushi, ngrirja e çmimeve është në favor të tregtarëve, pasi që kur të hiqen këto marzha në fund të nëntorit, shkaktojnë valë të re të rritjes së çmimeve të artikujve ushqimor. Baushi tha se shteti ka humbur kontrollin e arbitraritetit në front me tregtarët privat dhe nuk arrin ti zbatoj rregullat për një tregti të lirë, duke i fuqizuar prodhuesit vendor të cilët janë të paktë ti plotësojnë nevojat e tregut, duke i hequr monopolin importuesve, të cilët aktualisht po imponojnë çmime të larta.

“Shtetet Evropiane vendosnin përkufizim të çmimeve te resurset: te energjia elektrike, te derivatet e naftës dhe ato reflektonin nëpër zinxhirët e marketeve të mëdha nëpër Evropë. Ata i ndihmonin prodhuesit vendor dhe kjo e dha rezultatin, por tek ne kjo nuk u bë kështu! Të bëhen iniciativa sipërmarrëse për një treg më konkurrues, në situatën kur tregu jon duhet të konkurrues, me këto masa ngulfatet tregu. Ne vetëm po e zvarrisim krizën dhe në të këtë situatë nuk e lënë të marr formën e duhur”, u shpreh Abil Baushi, ekspert.

Sipas ekspertëve, çmimet ishin të stabilizuara në fillim të korrikut, si efekt deri diku i masave paraprake të pranverës, kur ishin të ngrira çmimet e shumë produkteve ushqimore. Me ardhjen e mërgimtarëve dhe rritjen e konsumit, rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe të derivateve të naftës nga pjesa e dytë e korrikut dhe i gjithë muaji gusht çmimet kanë ndjekur trendin rritjes së vazhdueshme. Këto pasoja po ndjehen edhe në prag të vjeshtës kur rriten shpenzimet parapërgatitore për stinën e dimrit. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button