LajmeRajon

EKSKLUZIVE/ 40 deputetë të PD-së marrin vendimin në Kukës

Ka përfunduar pak më parë mbledhja e deputetëve të PD-së, e cila kësaj radhe u zhvillua në Kukës.

Mbledhja u zhvillua atje për të mbështetur kandidatin e PD-së në zgjedhjet e parakohshme lokale, Emri Vata. Ky i fundit duket të jetë kandidati i vetëm opozitar në këto zgjedhje pasi PD e Bashës tërhoqi kandidatin e saj.

Në mbledhje morën pjesë 40 deputetë nga grupi i Gazment Bardhi dhe Sali Berishës.

Burime bëjnë me dije se deputetët kanë votuar unanimisht për të njohur Gazment Bardhin si kreun e Grupit Parlamentar të tyre.

Deri më tani duket se palët janë duke u afruar, ndërkohë që mbetet për t’’u diskutuar, ndoshta në fund edhe raporti që do të kenë me Berishën dhe deklarimin “non grata” të tij. 

Show More

Related Articles

Back to top button