LajmeRajon

Eksperti i sigurisë në Beograd ‘fundos’ Vulinin dhe Vuçiqin: Shërbimi serb ka qenë në dijeni të sulmit në Kosovë!

Një ekspert i sigurisë në Serbi i ka dhënë shuplakë të fortë Beogradit për sulmin në Kosovë. Ai tha se nuk ka mundësi që shërbimi sekret serb të mos ketë qenë në dijeni të asaj që ndodhi në Veri.

Srdan Hercigonja deklaroi se duke pasur parasysh historinë e ngjarjeve në Kosovë, është thjesht e pabesueshme që diçka e tillë e përmasave dhe aq afër kufirit mund të ndodhë, pa e ditur struktura të caktuara të sigurisë.

“Pyetja e vetme është se në cilin nivel të atyre strukturave dihej kjo. Mendimi im bazohet në informacionet që kam dhe duke pasur parasysh historinë e incidenteve në Kosovë, është e vështirë që diçka e tillë të ndodhë pa dijeninë e strukturave tona. Dhe nëse nuk e dinin, atëherë është një gabim i madh dhe në atë rast do të duhej të përcaktohet përgjegjësia. Përcaktimi i përgjegjësisë nuk është kompetencë kushtetuese e Aleksandër Vuçiçit, por meqenëse është ai që vazhdimisht inicon dhe kërkon përgjegjësi, edhe në këtë rast mund t’i sugjerojë Qeverisë që të inicohet procedura për përcaktimin e përgjegjësisë. Kjo është puna e qeverisë dhe gjatë gjithë këtyre ditëve nuk kemi dëgjuar nga ministritë tona apo nga kryeministri se çfarë kanë bërë aparatet tona të sigurisë”, tha Hercigonja.

Duke komentuar sulmuesit në Banjska, ai theksoi se ata mund të quhen “një lloj njësi paraushtarake, parapolicore apo parapartiake” nëse vërtetohet se Milan Radoiçiç ishte një nga organizatorët e incidentit.

Show More

Related Articles

Back to top button