LajmeMaqedoni

Erërat e fuqishme që kapluan vendin, ndikuan dukshëm në pastrimin e ajrit

 Era e cila në pjesë të caktuara të ditës arrin deri në 70 kilometra në orë, po ndikon dukshëm në uljen e nivelit të ndotjes dhe pastrimin e ajrit. Shkupi i cili për disa ditë me radhë ishte në mesin e pesë qyteteve më të ndotura në botë, tani duket të jetë me ajër më të pastër. https://air.moepp.gov.mk/?page_id=175

Qytetarët thonë se autoritetet nuk duhet të presin vetëm kushtet klimatike për përmirësimin e cilësisë së ajrit por të marrin masa konkrete.

“Kjo është punë e institucioneve, ata duhet të dinë se ku është problemi, ata kanë evidencë se cilat objekte industriale…shumë punë ndikojnë, nuk ndikojnë vetëm objektet industriale, edhe popullata varet çfarë përdorin, dëgjoj prej shokëve se vendosin çfarë jo nëpër shporetët e tyre, pak duhet edhe ndërgjegjja e qytetarëve. Këtu duhet që shteti, institucionet të ndërmarrin masa, ata janë kompetentë për të”.

Inspektorati Shtetëror për mjedis jetësor konstatoi se çimentorja “Usje” ka ndotur ajrin, ndërsa Qyteti i Shkupit dorëzoi padi kundër çimentores. Por këta të fundit hodhën poshtë akuzat dhe paralajmëruan ngritje të procedurës ligjore para organeve kompetente.

Show More

Related Articles

Back to top button