GostivarLajme

Erion Veliaj qytetar nderi i Gostivarit

Me vendim të Këshilli Komunal të Gostivarit, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të shpallet qytetar nderi i Gostivarit. Propozim – vendimi për shpalljen e Erion Veliaj për qytetar nderi të komunës së Gostivarit, tanimë u është dorëzuar këshilltarëve komunal të Gostivarit të cilët ditën e martë, atëhere kur është paraparë të mbahet seanca e 19 – të e Këshillit, pritet ta përkrahin këtë propozim – vendim.

Komuna e Gostivarit e vlerëson Veliajn si njeri me energji pozitive, për t’u marrë shembull për mënyrën se si e ka transformuar Tiranën. Është nder të kesh një bashkëqytetar si Erioni. Ai dallohet si kryebashkiak i Tiranës me një qasje proaktive, me një energji pozitive, me një lidership modern, që na bën krenarë të gjithëve ne që jetojmë në Gostivar dhe kudo në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri “, thonë nga Komuna e Gostivarit, në arsyetimin e tyre për ti propozuar Këshillit Komunal që Erion Veliaj të shpallet qytetar nderi i komunës së Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button