LajmeRajon

Escobari nga Beogradi në Prishtinë, takohet me krerët shtetërorë

I Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot pritet të vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

Esocobar më pas nesër pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, një ditë para takimit të këtij të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku me ndërmjetësim të BE-së, pritet nënshkrimi i planit evropian për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Escobari deri më tani ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me liderët atje, si dhe me opozitën serbe.

Show More

Related Articles

Back to top button