LajmeMaqedoni

Është nënshkruar një deklaratë për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë në pjesën e reformave në gjyqësor

Deklaratë e përbashkët për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe zbatimit të parimeve të sundimit të ligjit, reformave në fushën e së drejtës civile dhe penale, luftës kundër korrupsionit dhe digjitalizimit të drejtësisë nënshkruar sot nga ministrat e drejtësisë të Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, Krenar Lloga dhe Alma Zadiç.

Në takimin e punës Lloga dhe Zadiq u dakorduan që në kuadër të bashkëpunimit, Austria nëpërmjet të ekspertëve të saj të bart diturinë dhe përvojën, duke përfshirë dhe trajnime profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve.

“Ne kemi diskutuar për shumë gjëra, se Austria është një nga vendet që na mbështet më së shumti në Bashkimin Evropian dhe sot po nënshkruajmë një deklaratë të përbashkët që specifikon bashkëpunimin tonë të mëtutjeshëm në shumë sfera”, tha ministri Lloga pas takimit.

Sipas ministrit të Drejtësisë së Austrisë, Republika e Maqedonisë së Veriut bëri disa kompromise dhe lëshime të dhimbshme.

“Mendoj se është diçka që duhet vlerësuar në të ardhmen e afërt. Tani topi është mbi ne si shtete, si BE dhe gjithashtu si Austri, të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, tha ajo.

Ajo shtoi se një nga qëllimet e nënshkrimit të deklaratës është forcimi i institucioneve të vendit për reforma në sistemin gjyqësor dhe për kapacitetet e përgjithshme që duhet të forcohen para hapit final – anëtarësimit në BE.

“Reformat në sistemin gjyqësor dhe në gjyqësor janë parakusht për funksionimin e shtetit, për forcimin e kapaciteteve, dhe kjo është diçka që Republika e Maqedonisë së Veriut ngutet dhe do ta bëjë, veçanërisht në lidhje me korrupsionin, me sundimin e të drejtës, ndërsa kjo duhet bërë për përparimin e vendit”, theksoi Zadiq. 

Show More

Related Articles

Back to top button