LajmeRajon

EULEX: Mirëpresim uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX-i mirëpret uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë në katër komunat veriore pas heqjes së barrikadave ilegale.

Gjatë kohës sa ishin të vendosura barrikadat EULEX-i thekson se ka qenë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës për ruajtjen e stabilitetit në këtë pjesë, transmeton klanKosova.

Në veçanti theksohet shtimi I patrullimeve dhe pjesëtarëve të Njësisë së Specializuar, furnizimi me ushqim i policëve të Kosovës nëpër pikat kufitare si dhe zëvendësimi u tyre.

Më pastaj nga ky mision përmendin rastin e arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, për çfarë thonë se kanë avokuar për mbrojtjen e të drejtave të tij, kanë lehtësuar transportin e barnave dhe ekzaminimet mjekësore si dhe kanë ofruar mbështetje për transferimin e tij deri tek shtëpia e tij.

“Vakumi i sigurisë dhe i sundimit të ligjit i krijuar pas dorëheqjeve të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit mbështetës serb të Kosovës vazhdon. EULEX-i mund ta plotësojë këtë vakum vetëm pjesërisht përmes pranisë së shtuar në terren, por Misioni nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës apo ndonjë autoritet tjetër të sundimit të ligjit. Prandaj, kthimi në marrëveshjet përkatëse të Dialogut që e rregullojnë integrimin në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor është esencial”.

Show More

Related Articles

Back to top button