BotaLajme

Europa në flakë, vijojnë zjarret në ishujt grekë, në Siçili digjen 700 hektarë pyje

Vala e zjarreve që ka përfshirë Greqinë ka shkaktuar dy vdekje të tjera. Bëhet fjalë për dy persona që ndodheshin në zonën malore të Volosit, në rajonin qendror të Tesalisë.

Zjarri ra të mërkurën, duke iu shtuar flakëve shkatërruese që kanë përfshirë ishujt e Rodosit, Korfuzit dhe Evias.

Por flakët kanë përfshirë edhe një tjetër ishull të lagur nga ujërat mesdhetare: Sicilinë. Atje, 700 hektarë zonë pyjore janë shkrumbuar, bashkë me shumë shtëpi dhe me sistemet e ujit të pijshëm dhe elektricitetit që janë dëmtuar.

Dëmet paraprake arrijnë deri në 60 milionë euro, të cilave duhet t’u shtohen 200 milionë euro të tjera për shkak të dëmeve në sektorin e agrikulturës si pasojë e të nxehtit.

Ndërkohë, në Algjeri, bilanci i vdekjeve si pasojë e zjarreve dhe të nxehtit është ngjitur mbi 40, pa harruar edhe të lënduarit, një pjesë e të cilëve janë në gjendje kritike.

Shumica e viktimave janë anëtarë të personelit ushtarak. Një nga qytetet më të prekura nga zjarret rezulton ai i Bejës, drejt të cilit kanë vërshuar ndihmat humanitare nga rajonet e tjera të vendit.

Show More

Related Articles

Back to top button