LajmeSport

Fabrizio Romano: Tiago Mota, firmos me Juventusin

Tiago Mota do të zyrtarizohet shumë shpejt në krye të shtabit teknik të Juventusit. Trajneri italian u nda së fundmi me Bolognën pasi e kaloi një sezon sensacional duke e kualifikuar këtë ekip në Ligën e Kampionëve.

Në ditët e fundit u spekulua se gjërat kishin ndryshuar dhe se ish-përfaqësuesi italian nuk do ta merrte në dorë ekipin bardhezi. Mirëpo, gazetari sportiv italian Fabrizio Romano konfirmon se marrëveshja tashmë është arritur.

Sipas ekspertit të transfereve, palët janë pajtuar për një kontratë deri në qershor të vitit 2017, ndërsa shumë shpejt do të bëhet zyrtarizimi. Motta nuk ka kërkuar kurrë rrogë prej 5 milionë eurosh.

Paketa totale do ta arrijë shifrën e 4 milionë eurove, përfshirë këtu edhe stafin e tij. Mota synon ta këndellë Juventusin, i cili e pati një sezon dëshpërues me Masimiliano Alegrin.

Show More

Related Articles

Back to top button