GostivarLajme

Familja Zeqiri nga Simnica siguron iftar falas për nevojtarët

Çdo natë që nga nisja e muajit të bekuar të Ramazanit, në fshatin Çajlë përgatitet dhe shpërndahet ushqim nga bemirës të ndryshëm.

Iftari i fundit i siguruar mbrëmë, numëronte qindra racione ushqimi dhe i njejti ishte financuar nga babë e birë Hajrulla dhe Dashmir Zeqiri, nga fshati Simnicë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë, Sinan Elezi tha se të gjitha ushqimet do të shpërndahen te familjet nevojtare dhe ka falenderuar mërgimtarët që tregojnë shembull të veçantë mbi bamirësinë gjatë muajit të sakrificës.

Ushqimi ishte përgatitur nga kuzhina “Emona”, në fshatin Çajlë e cila pastaj të njejtine dhe e ka shpërndarë deri te familjet nevojtare.

Show More

Related Articles

Back to top button