LajmeSport

Federata e Argjentinës do të tërheqë fanellën me numrin 10

Federata e Argjentinës në Futboll ka vendosur të heqë nga qarkullimi fanellën me numrin 10 që mban Lionel Mesi, kur kapiteni i “Albicelestes” të largohet nga futbolli.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Klaudio Tapia, kreu i federatës. “Pleshti” kërkon të fitojë një tjetër Kupë të Amerikës dhe për këtë ka lënë grumbullimin me Inter Majamin, duke munguar shtatë takime për ekipin nga MLS.

“Kur Messi të thotë lamtumirë, nuk do të lejojmë që dikush tjetër të veshë numrin 10 pas tij. Për nder të tij, fanella me atë numër do të tërhiqet nga përdorimi. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të”, deklaroi Klaudio Tapia, president i Federatës Argjentinase të Futbollit.

Show More

Related Articles

Back to top button