LajmeSport

Federata e konfirmon, Ançelloti do të drejtojë Brazilin në 2024

Pas shumë thashethemeve, më në fund është konfirmuar se kombëtarja e Brazilit do të ketë si drejtor të ri teknik (trajner) Karlo Ançelotin. Ka qenë e njëjta Konfederatë Braziliane e Futbollit (CBF) që ka njoftuar se italiani do të mbërrijë, në përpjekje për të marrë titullin e gjashtë të shumëpritur të Kupës së Botës për “Selecao”.

Ednaldo, president i CBF, konfirmoi se Ançeloti do të mbërrijë në Brazil për të përballuar angazhimet e ardhshme të mëdha të kombëtares, duke theksuar “Copa América” 2024, kualifikueset e “Conmebol” për Kupën e Botës 2026 dhe të njëjtin Botëror që do të zhvillohet në Meksikë / SHBA / Kanada më 2026.

Pavarësisht se ka një karrierë të madhe si trajner, Ançeloti do të ketë përvojën e tij të parë në krye të një kombëtareje. Për pjesën e mbetur të këtij viti dhe një pjesë të vitit të ardhshëm, do të jetë ish-futbollisti, Fernando Diniz, i cili u largua nga Fluminense, tashmë në krye të Brazilit, që do t’i drejtojë pesë herë kampionët e botës në mënyrë të përkohshme.

Do të jetë muaji i ardhshëm i qershorit të vitit 2024, kur Karlo Ançeloti do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, përpara Kupës së Amerikës që do të zhvillohet në SHBA. Në këtë mënyrë, trajneri i Real Madridit do të largohet nga pozicioni i tij i suksesshëm, pasi kontrata t’i përfundojë vitin e ardhshëm, në fund të sezonit 2023-2024.

Me këtë, Ançeloti do të largohet nga Real Madridi, pas dy fazave të shkëlqyera, në të cilat arriti të fitojë titujt e rëndësishëm të La Liga-s, Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit, Botërorin për Klube etj.

Show More

Related Articles

Back to top button