GostivarLajme

Festat e Nëntorit, Komuna e Gostivarit me shkollat e mesme organizoi prezentim me motive kombëtare

Në vazhdën e manifestimeve për Festat e Nëntorit, sot në hapësirat e Komunës së Gostivarit pati prezantim me motive kombëtare, përgatitur nga nxënësit e shkollave të mesme. Manifestimi filloi me intonimin e himnit kombëtar nga dy këngëtarët e qytetit, Betime Jakupi dhe Ardit Stafaj.

Aktiviteti është ndejkur nga afër nga kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe mysafirët e tij nga Komuna e Klinës të Republikës së Kosovës, udhëhequr nga kryetari Zenun Elezaj. Me këtë rast, kryetari Taravari vlerësoi lartë përkushtimin e rinisë tonë për të nderuar Nëntorin dhe festat e tij me vepra të këtilla dhe uroi ky aktivitet të bëhet tradiconal.

“Mysafirtët nga Komuna e Klinës e kanë shtuar gëzimin e këtij manifestimi që e organizojmë me shkollat e mesme të qytetit tonë. Ky manifestim bëhet traditë në Komunën e Gostivarit dhe në festat e Nëntorit përzgjedhim nxënësit më të mirë me aktivitetet e tyre që kanë bërë së bashku me shkollat. Uroj që të përzgjidhen nxënësit më të mirë dhe më shembullor dhe kjo traditë të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha mes tjerash Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj pasi përgëzoi organizimin, tha se të rritesh me dashurinë ndaj kombit është edukimi më i mirë e nga më fisnikët që secili mund të marrë.

“Është kënaqësi e madhe për mua sot që ndodhem bashk me ju dhe kjo ishte koiçidencë në këtë ngjarje tejet të rëndësishme për kombin, por në të njejtën kohë ku edhe kurorëzohen edhe rezultatet e përditshme të të rinjëve tanë dhe sigurisht që ata do të marrin mendalje apo çmime. Ju urojë për punën që bëni dhe urime ju qoftë kjo ditë e cila na afron drejtë 28 Nëntorit”, deklaroi Zenun Elezaj, kryetar i Komunës së Klinës – Republika e Kosovës.

Ky organizim kishte karakter garues, por qëllim final në vend të çmimeve pati nxitjen e rinisë për t’i dhënë rëndësinë e duhur këtyre festave që vulosin identitetin tonë kombëtar.

Ndryshe, paraprakisht organizim të ngjashëm pati edhe me shkollat fillore të Komunës së Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button