LajmeMaqedoni

Fetai dhe Mickoski, prezantuan në dialogun midis Qeverisë dhe sektorit civil pwr shtetin e së drejtës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për politikat e
qeverisje së mirë Arben Fetai së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, dhe
kolegë ministra, sot mori pjesë në dialogun e parë midis Qeverisë dhe sektorit civil me
temë “Shteti i së drejtës, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korupsionit”, nën organizim të
IRI dhe Qeverisë.

Zëvendëskryeministri Fetai shprehi kënaqësinë e tij që po vendoset dialog midis
Qeveris dhe sektorit civil, si aktor i rëndësishëm në krijimin e politikave në të gjitha
sferat e jetës shoqërore. Në këtë drejtim, i njoftoi përfaqësuesit e sektorit civil se gjatë
muajit nëntor do të ketë Shpallje publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për
bashkëpunim midis Qeverisë dhe sektorit civil.

Në bashkëpunim me Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, poashtu do të përgatet
Strategji për bashkëpunim me shoqërinë civile 2025-2028.

Fetai theksoi se në procedurë qeveritare është Vendimi me të cilin në përbërjen e
Trupit ndërresorial për koordinimin e aktivitetve kundër korupsionit do të përfshihet një
përfaqësues i sektorit civil, në cilësinë e anëtarit fuqiplotë.

Qeveria do ta shqyrtojë mundësinë për sigurimin e mjeteve buxhetore për financimin e
projekteve të sektorit civli për fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe luftës
kundër korupsionit.

Së bashku me Kryeministrin, u zotuan se dialogu i strukturuave dhe partneriteti me
shoqërinë civile do të jetë prioritet i përhershëm i Qeverisë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button