LajmeMaqedoni

Fillimi i skriningut, Grupi Punues përgjegjës për Zgjerimin e BE-së sot do të vizitojë RMV-në

Grupi Punues përgjegjës për Zgjerimin dhe për Vendet Negociuese për Anëtarësim në BE (COELA) do të bëjë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut prej 14-15 shtator. COELA është një organ i Këshillit të BE-së, i përbërë nga diplomatë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, i cili është përgjegjës për procesin e zgjerimit dhe marrëdhëniet me vendet kandidate që po negociojnë anëtarësimin e tyre në BE, njoftojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup, transmeton Portalb.mk.

COELA kryesohet nga Presidenca e radhës e Këshillit të BE-së ndërsa në pjesën e dytë të vitit 2022, ky Grup Punues kryesohet nga një diplomat nga Misioni i Përhershëm i Republikës Çeke në BE.

Kjo është vizita e parë e punës e COELA-s në vend, e cila vjen si rezultat i hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut në korrik të vitit 2022Më 15 shtator zyrtarisht dhe fillon procesi i azhurimit të skriningut RMV-BE.

Vizita do të përfshijë takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin Bojan Marichikj, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të tjera të përfshira në të ashtuquajturin ‘Klaster 1’ të negociatave për anëtarësim në BE (‘Vlerat Themelore’).

COELA do të takohet edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe do të marrë pjesë në seancën e përbashkët të Këshillit Kombëtar për Integrime Europiane, të kryesuar nga deputeti Aleksandar Nikoloski dhe Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, të kryesuar nga deputeti Arbër Ademi, më 14 shtator në Kuvend. Delegatët nga COELA do të shkëmbejnë mendime edhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë qytetare.

Republika Çeke mori presidencën e BE-së nga Franca më 1 korrik, ndërsa nga 1 janari 2023 në krye të BE-së do të jetë Suedia.

Vetëm gjatë kryesimit të Francës me BE-në, u arrit të ketënjë lëvizje në rrugën eurointegruese të vendit dhe Shqipërsië fqinje.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Show More

Related Articles

Back to top button