LajmeMaqedoni

Filloi gjykimi kundër pronarit të portalit ”DokazM”

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot filloi gjykimi kundër pronarit të portali ”DokazM”, Marjan Stamenkovski i cili akuzohet se përmes portalit në pronësi të tij ka kryer disa vepra penale. 

Seanca e kaluar është shtyrë për sot për shkak se mbrojtja e të pandehurit ka kërkuar përjashtimin e të gjithë prokurorëve nga Prokuroria e Shkupit për shkak të mundësisë që të paraqiten si palë të dëmtuar në procedurë. Prokuroria e Lartë Publike e refuzoi këtë kërkesë.

Pas anulimit të seancës të dëmtuarit Irena Mulaçka dhe Valentina Vurmo në deklaratën për media thanë se presin që drejtësia të vihet në vend. 

Mes të dëmtuarve të pranishëm kanë qenë edhe Aleksandra Milçevska, Marina Jovanovska, Blerim Ramadani dhe Robert Petrov. 

Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas zbatimit të procedurës paraprake ka ngritur propozim- akuzë kundër Marjan Stamenkovskit, pronar i portalit “DokazM” i cili akuzohet se përmes portalit në pronësi të tij ka kryer vepra penale “përhapje të materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik”, “shantazh”, “pirateri të punës audiovizive” dhe “keqpërdorim të të dhënave personale”.

Rasti është formuar pas kallëzimit penal kundër të akuzuarit nga më shumë të dëmtuar gjatë vitit 2022 dhe nga fillimi i vitit 2023 në lidhje me përmbajtjet e publikuara në ueb portalin e tij.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Marija Kletniçka Markovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja publike Zorica Pavloviq. 

Show More

Related Articles

Back to top button