LajmeMaqedoni

Fillojnë Ditët e “Nënë Terezës” në Shkup

Me ekspozitën e mozaikëve të rektorit të Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup, Izet Zeqiri, sot nisin Ditët e humanistes dhe nobelistes shqiptare “Nënë Tereza”.

Në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës sot në mëngjes do të hapet ekspozita me titull “Nënë Tereza – nga Shkupi në Kalkuta”.

Për nesër është paraparë orë letrare nga Shoqata e Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, ndërsa më 29 gusht do të promovohet kënga dhe videoklipi kushtuar shenjtores Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza.

Në kuadër të Ditëve do të ketë edhe lexim poezish kushtuar Nënë Terezës – Shoqëria e Shkrimtarëve “ABC Poetike”, shfaqje e filmit “Diçka e bukur për Zotin”, promovim i një përmbledhjeje me poezi për Nënë Tereza – Qytetare nga Shoqata “Nënë Tereza e Shkupit”, si dhe leximi i tregimeve nga konkursi letrar.

Gjithashtu do të jepen çmime dhe certifikata mirënjohjeje. Ditët e Nënë Terezës do të mbyllen më 5 shtator me një aksion të dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq. (INA)

Show More

Related Articles

Back to top button