LajmeRajonSport

Fillon Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FFK-së

Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar ditën e sotme për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm ku pritet të votohet Statuti i ri i këtij institucioni.

Kjo pritet të ndodh për shkak të kërkesës nga Komisioni për Vlerësim dhe Licencimin të Federatave Sportive në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinsë dhe Sportit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky Kuvend ka filluar punën e tij tashmë dhe po transmetohet direkt në kanalin zyrtar të FFK-së në ‘Youtube’.

Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës mbrëmë i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që Kuvendin e Jashtëzakonshëm ta organizojë të hapur edhe për mediat.

Megjithatë, as kjo gjë nuk ka ndikuar që FFK të ndryshojë vendimin, me gazetarët që as sot deri më tash nuk janë lejuar që të futen brenda objektit.

Show More

Related Articles

Back to top button