LajmeMaqedoni

Fillon ndërtimi i sistemit të vogël të ujitjes në Tearcë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe u.d. ambasadori i Delegacionit të BE-së, Xhulian Vasallo, do ta shënojë sot fillimin e punimeve për ndërtimin e sistemit të vogël të ujitjes në fshatin Tearcë.

Nikollovski dhe Vasallo do të shoqërohen nga kryetari i komunës Nuhi Neziri.

Siç është njoftuar nga Zyra në Shkup, BE-ja mbështet ndërtimin e tre sistemeve të reja të ujitjes në shkallë të vogël – në Tearcë, Pishicë dhe Konopnicë, të cilat do të përfshijnë rreth 500 hektarë tokë bujqësore në tri komuna (Tearcë, Probishtip dhe Kriva Pallankë). Të tre sistemet, me vlerë prej 2.5 milionë euro, përfshijnë struktura për rikahëzimin e lumenjve dhe ndërtimin e rrjeteve të ujitjes në një gjatësi prej 33 kilometrash dhe gati 250 struktura për vendosjen e hidranteve dhe matësve të ujit.

Sistemi i Tearcës është i dyfishtë dhe përfshin një strukturë të rikahëzuar të lumit Bistrica dhe një rrjet ujitës në zonën bujqësore të fshatit Tearcë. Sistemi i ujitjes është i bazuar në gravitetin me një regjim rrjedhjeje të kontrolluar dhe të matur, duke kontribuar kështu në tokë të shëndetshme, e cila më tej mundëson ushqim të shëndetshëm dhe të përballueshëm.

Kjo qasje “nga toka bujqësore në tryezë” është në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, me synimin për t’i bërë sistemet ushqimore të drejta, të shëndetshme dhe ekologjike, thekson Zyra.

Show More

Related Articles

Back to top button