BotaLajme

Flakët në Greqi arrijnë Athinën e veriut

Flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit duke marrë parasysh që Mediterani po vuan nga një valë e nxehtësisë dy javët e fundit. Nga zjarret në Greqi kanë mbetur të vdekur 5 persona përfshirë dy pilotë ushtarakë duke shkaktuar evakuim të madh të turistëve sidomos nga ishulli i Rodosit.

Të enjten helikopterët kundër flakëve kanë nxituar në Kifissia e cila është në veri të Athinës pas përhapjes së flakës e cila u shua me sukses, raporton The Associated Press.

Në qytetin qendrore të Volosit, flakët kanë ardhur nga dy fronte duke detyruar mbylljen e një seksioni të autostradës më të përdorur të Greqisë për disa orë./gazetametro.net

Show More

Related Articles

Back to top button