LajmeMaqedoni

Fontana, lodra për fëmijë dhe park i rregulluar! Rinovohet hapësira e vizitave në Burgun e Tetovës

Burgu i Tetovës ka rinovuar plotësisht pjesën hapësirën e vizitave në këtë institucion, përcjell TV21. Nga ky institucion korrektues thonë se me nismën e drejtorit Qefali Havziju, në pjesën e vizitave të të burgosurve janë shtuar fontana, lodra për fëmijë, ndriçimi si dhe është rregulluar parku dhe pjesa për ecje.

Në burgun e Tetovës vazhdimisht ka iniciativa të reja, së fundmi të burgosurve iu sigurua një pishinë mobile, për t’u freskuar gjatë ditëve të nxehta. Shpesh herë organizohen edhe mbrëmje argëtuese me këngëtarë të ndryshëm, ndërsa të burgosurit kanë edhe pjesën e kopshtit, ku kujdesen për të mbjellat e ndryshme.

Show More

Related Articles

Back to top button