LajmeMaqedoni

“Formulat” nëpër Tetovë-Shkup, radari kap veturat me 227 dhe 214 km/h

Në aksin rrugor Shkup – Tetovë gjatë një kontrollit të policisë së trafikut me radar janë kapur dy makina me shpejtësi marramendëse prej 227 dhe 214 kilometra në orë.

Sipas raportit të policisë, gjatë kontrolleve të ditës së djeshme janë ndaluar dy makina me shpejtësi tejmase të tejkaluar dhe të ndaluar në komunikacion për shkak të rrezikshmërisë së lartë. Zëdhënësi i policisë në Tetovë, Marjan Josifovski theksoi se ndaj shoferëve do të ketë sanksionime me ligj, që përpos gjobave do të ketë edhe konfiskim të patent shoferit.

Por në këtë rast nuk dihet se a do të vlej ndalesa deri në 1 vit apo edhe më shumë. Në aksion rrugor Shkup – Tetovë dhe Tetovë – Gostivar janë shqiptuar edhe 92 gjoba të tjera për tejkalim shpejtësie.

“SPB Tetovë me thirrje drejt shoferëve të mos i drejtojnë automjetet shumë shpejtë, sepse numri më i madh i fatkeqësive në komunikacion janë rezultat i shpejtësisë jo të adaptuar me kushtet në rrugë dhe para së gjithash ato me pasoja më të rënda”, porositi zëdhënësi Marjan Josifovski.(INA)

Show More

Related Articles

Back to top button