GostivarLajme

Forum: Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për përfitimet nga imunizimi i rregullt

Vaksinimi kundër sëmundjeve ngjitëse në Gostivar është i kënaqshëm. Por, për të qenë i shkëlqyer dhe për të pasur mbrojtje të popullatës, duhet të kemi imiunizim mbi 95 përqind, ndërsa aktualisht kjo përqindje në qytetin tonë është 83 përqind, thonë autoritetet shëndetësore. Në forumin e organizuar për ngritje të ndërgjegjësimit për imunizim, mjekja Dafina Bogdanovska nga Shtëpia e Shëndetit theksoi se ka disa vaksina që akoma kanë përqindje të ulët pasi popullata rrefuzon për t’i pranuar. Kjo sipas saj vjen si pasojë e dezinformatave mbi vaksinat.

“Vaksina HPV është me përqindje të ulët diku rreth 40 përqind, kurse MRP-ja diku 73 përqind. Në këtë rast dua të them se vaksinimi është forma më e mirë e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, por edhe për parandalim të sëmundjeve ngjitëse. Vaksinat janë të sigurta, pas tyre qendrojnë Ministria e Shëndetësisë Agjencioni për barna dhe vaksinat janë të kontrolluara dhe të verifikuara, pastaj zinxhiri i transportit kryhet me kujdes. Poashtu, pikat e vaksinimit gjithmonë janë në gatishmëri dhe të edukuar për ta kryerë atë punë”, deklaroi mjekja Bogdanovska.

Bogdanovska rekomandon që popullata të informohet nga burime të besueshme e jo nga rrjetet sociale.

“Mendoj se më shumë u besohet rrjeteve sociale dhe disa influencuesve se sa personave kompetentë dhe të cilët janë brend në shëndetësi dhe vetë shtetit. Mendoj se kjo vjen nga mos informimi i mjaftueshëm nga personat kompetentë. Informacionet duhet të merren nga Agjencioni për barna “Malmed”, OBSH-së, Ministria për Shëndetësi e jo nga rrjetet sociale ose persona jo kompetentë”, rekomanon mjekja Bogdanovska.

Aslian Snopçe, ambasadore e vaksinimit nga Komuna e Gostivarit, thekson se nga trajnimi pesë ditor që ka ndjekur mbi imunizimin, ekspertët sigurojnë se vaksinat janë të sigurta.

“Dilemat janë se mos ndodh autizimi te fëmijët deri në moshën një vjeçare për shkak të vaksinimit. Në bazë të shumë mjekëve që i dëgjuam ne në atë seminar, kjo gjë nuk kishte aspak lidhje dhe duhet ta sensibilizojmë popullatën që sa më shumë të vaksinohet pasi ajo është e shëndetshme dhe jo e dëmshme. Me vaksinim mbrohet jo vetëm shëndeti personal por edhe i të tjerëve”, tha Aslian Snopçe ambasadore e vaksinimit nga Komuna e Gostivarit.

Forumi “Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për përfitimet nga imunizimi i rregullt” organizohet nga Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm BIOM – Shkup në mbështetje të zyrës së OBSH-së në Maqedoninë e Veriut dhe USAID.

Show More

Related Articles

Back to top button