LajmeMaqedoni

Fronti opozitar shqiptar kërkon dorëheqjen e drejtorit të Lotarisë Shtetërore

Fronti opozitar shqiptar kërkon dorëheqjen e drejtorit të Lotarisë Shtetërore dhe e fton atë të bashkëpunojë me Prokurorinë Publike për të zbardhur siç thonë ata krimet që ndërlidhen me këtë institucion shtetëror dhe kompaninë e djalit të deputetit të BDI-së, Ismail Jahoskit. Driton Sulejmani nga Alternativa thotë se Bajrami është i gatshëm të japë dorëheqje, por atë nuk e lejon shefi i tij Artan Grubi. Më 1 nëntor Policia Financiare kreu kontrolle në drejtorinë e Lotarisë Shtetërore dhe kompaninë e djalit të Jahoskit nga ku ka konfiskuar dokumente që mund të lidhen e shpërdorimet financiare gjatë marrjes me qira për 10 vite të një objekti në Vizbeg me vlerë prej 2.6 milion euro.

“A dëshiron ai të jap dorëheqje dhe a po i bën presion shefi i tij, Artan Grubi që të mos e bëj këtë. Nëse përgjigja është pozitive, ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë për t’u çliruar nga ky presion me kusht që ai të bashkëpunon me Prokurorinë”, tha Driton Sulejmani, Alternativa. 

Show More

Related Articles

Back to top button