LajmeRajon

FSK-së i shtohen specialistë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës iu janë shtuar specialistë të cilët janë të trajnuar dhe certifikuar për mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili tha se trajnimi dhe certifikimi i pjesëtarëve të FSK-së u bë nga instruktorë ushtarakë amerikanë.

“Shtohen specialistët tanë të mirëmbajtjes të trajnuar dhe certifikuar për mirëmbajtjen e automjeteve tona të blinduara nga instruktorët ushtarakë amerikanë. Në kuadër të bashkëpunimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Ushtrisë Amerikane nga Kampi Bondsteel, në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj u realizua Kursi për Mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara – Armored Security Vehicle (ASV)”, shkroi Mehaj.

Tutje, Mehaj tha se do të vazhdojnë drejtë sukseseve të reja me  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcat e saj të armatosura.

Show More

Related Articles

Back to top button