LajmeMaqedoni

FT: Dokumenti sekret i CIA-s paralajmëroi kontestin RMV-Bullgari

“SINDROMI MAQEDONAS – RAPORTI SEKRET I CIA-s I VITIT 1971”

Gazeta londineze “Financial Times” para tri ditëve, në një tekst rreth nisjes së negociatave të RMV-së dhe Shqipërisë me BE-në, sic njofton KlanM, ka shkruar se kushtet bullgare për Maqedoninë e Veriut janë arsye për shqetësime rreth planeve të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit.

Në këtë tekst, sic përcjell KlanM, përmendet edhe dokumenti i përpunuar nga eprorët e CIA-s më 15 Janar të vitit 1971 me titull “Sindromi maqedonas – kriza kronike në marrëdhëniet jugosllavo-bullgare”. Gazeta Financial Times shkruan se ky document është një analizë e qartë për “një nga kontestet më të pazgjidhshme historike në Evropën Juglindore” dhe se krahas kontekstit të ndryshëm gjeopolitik “ tensionet rreth identitetit maqedonas kanë mbetur të pazgjidhur”.

I gjithë dokumenti I CIA-s ka 12 faqe ku publikohen fakte të panjohura për luftën e udhëheqësisë së atëhershme jugosllave kundër pretendimeve identitare dhe territoriale ndaj Maqedonisë.

Dokumenti, sic përcjell KlanM, përfshin fakte historike por edhe problemin me të ashtuquajturën “cështje maqedonase” ku Bullgaria kishte dashur të ketë ndikim.

Përshtypja e e përgjithshme, sipas gazetës londineze, është se Bullgaria, pas vdekjes së Titos, do të nis me propagandë të fuqishme kundër identitetit dhe sovranitetit maqedonas, që në fakt edhe ndodhi, kurse pasojat e kësaj propagandë shihen edhe në vitin 2022. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button