LajmeMaqedoni

Furrat do të ndalojnë prodhimin, nëse qeveria ngrin çmimin e bukës

Ditën kur qeveria do të shpallë vendimin për ngrirjen e çmimit të bukës me 33 denarë në gazetën zyrtare, raftet do të mbeten bosh. Prodhuesit e bukës kërcënuan se do të ndalonin prodhimin, nëse autoritetet e marrin këtë masë. Ata akuzuan qeverinë se i shkaktoi dëme të mëdha financiare industrisë duke zbatuar ato që ata i quajtën metoda sovjeto-bolsheviste.

“Nëse qeveria e kalon masën, ne njëzëri ramë dakord që asnjë bukë të mos dalë në treg. Ekziston një model se si qeveria mund të vendosë një çmim social për bukën, siç është në Serbi. Dhe për të bërë një çmim social, duhet të zgjatesh për xhepin tënd.”, – u shpreh kryetari i Grupit për industrinë bluarëse në odën ekonomike të Maqedonisë, Goran Malishiq.

“Kemi dëgjuar fjalë fyese se jemi përfitues lufte, mund të përgjigjemi se këto janë metoda sovjeto-bolsheviste të kufizimit të çmimeve. Thjesht duhet të flasim përsëri, sepse të gjithë prodhuesit e mëdhenj kanë thënë se do të mbyllen.”, – theksoi pronari i një kompanie furre – pastiçerie dhe kryetar i Odës së bujqësisë, Goran Gjorgjievski.

Në vërejtjet se përkundër faktit që përdorin rrymë të subvencionuar, sërish nuk i kanë ulur çmimet, prodhuesit arsyetohen se i kanë shpenzuar rezervat. Ata sigurojnë se edhe tani buka në treg gjendet për 33 denarë. Kërcënimi nga furrtarët vjen pasi këtë fundjavë, ministri i ekonomisë Bekteshi, njoftoi se çmimi i bukës do të ngrihet në 33 denarë nga 1 marsi, pasi analizat kanë treguar se një pjesë e madhe e kompanive të industrisë ushqimore nuk e kanë ulur çmimin.

Show More

Related Articles

Back to top button