Lajme

Fushata parazgjedhore në Serbi e ngjyrosur me ideologji fashiste!

Sindromi i nacionalizmit dhe i ideologjisë fashiste po vazhdon në të gjitha tubimet parazgjedhore të partive politike që po organizohen në Serbi.

Kështu partia e Aleksander Vuçiqit e cila vite me radhë po qeverisë me Serbinë përmes programit të saj paraelektoral kauzë kryesore përmes propagandës nacionaliste në plan të parë e ka vu ruajtjen dhe kthimin e Kosovës brenda Serbisë. Te njëjtën është duke e bërë dhe Daçiqi i (espe-esit). Kështu, Vuçiqi i ka aktivizuar bashkëpunëtorët dhe eprorët e tij të dikurshëm radikalë më ekstrem siç janë Vojsllav Shesheli, dhe Tomisllav Nikoliqi.

Se deri ku ka shkuar ekstremi dhe ideologjia sllave e Serbisë nuk do koment. Të ftohet Vllojsllav Shesheli për të i’u bashkuar programit paraelektoral të partisë së Vuçiqit e vërteton veprimtarinë kriminale të politikës serbe që nga shpërbërja e ish Jugosllavisë. Janë bashkuar rrymat më ekstreme në politikën serbe të cilat në të gjitha tubimet në fokus të aktivitetit politikë po shfaqen kundër shtetit të Kosovës. Se deri kur faktorët ndërkombëtarë, diplomacia e Bashkimit Evropian dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të binden se Serbia dhe politika shtetërore e saj është kancer për Evropën, mbetet të shihet.

close

volume_off

Më brengos fakti se në këto tubime paraelektorale të cilat po organizohen nëpër Serbi opozita serbe shihet se është e çakorduar, pa invencion dhe pa program të progresit në drejtim të proceseve integruese demokratike. Kjo që po shihet përmes mediave dhe propagandës informative në Serbi politika serbe po e vazhdon vallen e vjetër luftënxitëse kundër shteteve fqinjë e sidomos kundër shtetit të Kosovës. Pothuajse në të gjitha mediumet serbe politika redaktuese është futur në mbikëqyrjen e Qeverisë ngjashëm si në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Show More

Related Articles

Back to top button