LajmeMaqedoni

Gallup International: Qytetarët e Maqedonisë pesimistë për vitin 2023!

Në prag të vitit 2023, pritjet e opinionit për të ardhmen në gjithë botën, janë jashtëzakonisht të ndryshme dhe bota duket shumë pak unike se sa vitet paraprake. Mbretëron pesimizmi, duket se zhduket prosperiteti ekonomik, kurse në nivel të lartë është edhe frika nga përdorimi i armëve bërthamore. Këto janë disa nga gjetjet e hulumtimit të asociacionit ndërkombëtar “Gallup International” që tradicionalisht zbatohet në dekadën e fundit.

Në Maqedoninë e Veriut, 80% e të anketuarve presin që viti 2023 të jetë më i keq apo I njëjtë sikurse ky vit. 57% presin vështirësi ekonomike. Duket se viti 2023 mbërrin me pritje pesimiste.

31% e të anketuarve besojnë se viti 2023 do të jetë më i mirë, kurse 27% se do të jetë I njëjtë sikurse ky vit.

Rezultatet tregojnë pesimizëm më të madh në krahasim me vitet e kaluara, kurse qëndrimet aktuale janë gati të njëjta me ato të vitit 2008.

“Këto qëndrime e vazhdojnë trendin negativ për shpresat e prosperitetit ekonomik, që kishte nisur para disa viteve – në 2016 ishte shënuar pika e shkeljes dhe viti 2020 me pandeminë COVID-19 dukej se ishte viti me pritje më të këqija, pas krizës së vitit 2008”, thonë nga Gallup International.

Në fund të vitit 2022, 38% e njerëzve gjithandej botës shohin rrezik të lartë nga përdorimi I armëve bërthamore. 38% të tjerë mendojnë se rreziku është mesatar, kurse vetëm 14% nuk shohin rreziqe. Njerëzit në Irak, Nigeri, Filipine, Keni janë më të shqetësuar për mundësitë e përdorimit të armëve bërthamore.

Në RMV, 11% vlerësojnë se nuk ka rrezik nga përdorimi i armëve bërthamore, 27% se ka rrezik mesatar, kurse 58% vlerësojnë se ka rrezik të lartë.

“Perëndimi tashmë nuk është fole e optimizmit dhe prosperitetit. Shumë njerëz kuptojnë se lufta nuk është afër Evropës – lufta është në Evropë. Bashkësia Evropiane është projekt për paq. Nëse do të mbijetojë në vitin 2023, është në pikëpyetje serioze”, tha Kanço Stojçev, kryetar i Gallup International.

Hulumtimi “Fundi i Vitit” i Gallup International tradicionalisht daton nga viti 1977 dhe zbatohet çdo vit. Këtë vit është zbatuar në 34 vende të botës ku janë intervistuar 35.664 persona. Në RMV është zbatuar nga BRIMA me 1.206 të anketuar të moshës mbi 15 vjeç, gjatë periudhës nga 1 deri më 19 dhjetor. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button