Lajme

Gaza, pauzë 4 orëshe luftimesh? Paralajmërohet SHBA për zemërim në botën arabe!

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Izraeli do të nisë zbatimin e pauzave humanitare katër-orëshe gjatë sulmeve ndaj Hamasit në veri të Gazës, kërkesë kjo që presidenti amerikan Joe Biden i kishte drejtuar kryeministrit të shtetit hebre, Beniamin Netanyahu. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby u shpreh se izraelitët ishin zotuar t’i shpallnin ato të paktën tre orë përpara hyrjes së tyre në fuqi. Izraeli pohoi se po hapte gjithashtu një korridor të dytë për civilët që të largoheshin nga zonat që janë objektiv aktual i fushatës ushtarake kundër Hamasit, përmes një rruge bregdetare që lidhet me autostradën kryesore veri-jug në Rripin e Gazës. Biden rrëfeu se kërkesa e tij në fakt ishte për një pauzë më të gjatë se tre ditë” gjatë negociatave për lirimin e disa pengjeve të mbajtura nga Hamasi, megjithëse ai tha se “nuk kishte asnjë mundësi” për një armëpushim të përgjithshëm. I pyetur nëse ai ishte i zemëruar me Netanyahun për vonesat në fillimin e pauzave humanitare, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se : “U desh pak më shumë kohë nga sa shpresoja”.

Show More

Related Articles

Back to top button