LajmeSport

Gazetari i njohur amerikan vdes teksa raportonte ndeshjen Argjentinë – Holandë

Gazetari i njohur amerikan, Grant Wahl vdiq në Katar teksa po bënte raportim për ndeshjet e Kupës së Botës.

Lajmi u konfirmua nga familja e tij, por edhe nga Federata e Futbollit të SHBA.

Vdekja e tij shkaktoi shock në mbarë botën sportive. 

Ai u rrëzua në zonën e caktuar për mediat teksa mbulonte ndeshjen Argjentinë – Holandë që u luajt të premten në mbrëmje i tha një dëshmitar CNN

Gazetari 48-vjeçar, që punonte për CBS Sports dhe Sports Illustrated, humbi ndjenjat dhe u rrëzua në stadiumin Lusail në Katar. Pas një tentative për reanimim kardiopulmonar, ai u dërgua në spital, ku u konstatua i vdekur. Nuk dihet nëse ai ka vdekur në fushë apo gjatë transportimit për në spital.

Në një episod te podkast të futbollit me Grant Wahl, të publikuar ditë përpara vdekjes së tij ai deklarohej se nuk ndihej mirë.

Grant Wall, para se të ndërronte jetë deklaroi se në ndeshjen e Kupës së Botës midis SHBA-së dhe Uellsit ai u ndalua për rreth gjysmë ore pasi kishte veshur një bluzë pro-LGBTQ. Vëllai i tij, Eric Wall, shprehu dyshime në lidhje me vdekjen e gazetarit.

“Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime për jetën. Nuk mund ta besoj që vëllai im vdiq kështu. Besoj se e vranë. Dhe unë ju lutem për çdo ndihmë”, tha ai në një video të postuar në rrjetet sociale.

Wahl mbulonte sportin prej 2 dekadash si dhe ishte autori i disa librave mbi sportin.

Këtë javë kishte festuar dhe ditëlindien e tij me nhë grup miqsh në Kupën e Botës.

Show More

Related Articles

Back to top button