LajmeRajon

Gërvalla takon asistenten speciale të Joe Biden, diskutojnë situatën aktuale në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, këtë të mërkure është takuar me Asistenten Speciale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Amanda Sloat.

Kështu të paktën ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj sociale, X.

“Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për agresionin e saj”, shkroi Gërvalla.

Qeveria e Kosovës ka pranuar planin e ri të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe drafti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i prezantuar të shtunën nga delegacioni evropiano-amerikan, i cili udhëhiqej nga i deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, thuhet në një shkrim të Koha.net, media e afërt me Qeverinë e Kosovës.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një plan të ri që prezanton diçka substancialisht të ndryshme dhe Albanian Post nga burimet diplomatike ka kuptuar se është thjesht çështje e zbatimit të zotimeve të marra me Marrëveshjen në Bruksel dhe Aneksin në Ohër.

Gjithsesi, Qeveria i ka dërguar një përgjigje Kohës dhe aty thuhet se e kanë fjalën për dakordimin e Kurtit që “ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali”.

Në këtë kontekst Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjinat e samitit të Këshillit Evropian.

Show More

Related Articles

Back to top button