LajmeMaqedoni

Gjenden dy vajzat nga Strumica të cilat u raportuan të humbura në një ekskursion në Shkup

Dy vajzat nga rajoni i Strumicës, të cilat dje u raportuan se janë  humbur në territorin e qendrës së Shkupit, janë gjetur mbrëmë rreth orës 23:50 në bulevardin  Boris Trajkovski në Kisella Vodë, bëri të ditur MPB-ja.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga ana e bëpunësve të policisë janë marrë masat përkatëse  dhe të miturat  janë gjetur”, theksojnë nga MPB-ja.

Vajzat e moshës 12 dhe 14 vjeçare, janë raportuar dje si të humbura rreth orës 16:00 në SPB Shkup nga mësuesja e tyre e cila i ka çuar në ekskursion njëditor.

Show More

Related Articles

Back to top button