BotaLajme

Gjermania mbështet diskutimet për asociacionin

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde tha se “pajtohet plotësisht” me deklaratat e këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sa i përket shtyrjes përpara të diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shkroi Rohde.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar për datën 31 janar një diskutim për këtë asociacion, ku ka thënë se janë ftuar përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë dhe politikanë të tjerë. Marrëveshja për krijimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Zyrtarët në Kosovë thonë se nuk mund të krijohen asociacione një-etnike, ndërsa ata në Serbi këmbëngulin në formimin e Asociacionit të dakorduar. Një ditë më parë, Chollet, tha se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button