Gjermania nisi kontrolle të rastësishme në kufijtë e saj me pesë vende të Evropës Perëndimore, në përpjekje për të luftuar migrimin e parregullt. Kontrollet policore filluan në orët e mëngjesit në kufijtë me Francën, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Danimarkën dhe do të vazhdojnë për gjashtë muaj. Gjermania, anëtare e Bashkimit Evropian, njoftoi qysh javën e kaluar se do t’i zgjerojë kontrollet kufitare në të nëntë kufijtë e saj tokësorë, si masë për të goditur migracionin e parregullt dhe krimin, pas sulmeve të fundit ekstremiste. Me rregullat e BE-së, shtetet anëtare mund të vendosin përkohësisht kontrolle në të ashtuquajturit kufij të brendshëm, në rast të ndonjë kërcënimi serioz, siç është ai për sigurinë kombëtare. Por, me rregulla, kontrollet kufitare duhet të zbatohen si mjeti i fundit në situata të jashtëzakonshme dhe duhet të jenë të kufizuara në kohë. /Alsat.mk
Read Next
16 hours ago
Mexhiti: Dështimi i interpelancës ndaj meje tregoi se as deputetët e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre
16 hours ago
Komisionerja për Zgjerim: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve
17 hours ago
Trump: Marrëveshja e paqes në Gaza, deri në fund të javës
17 hours ago
RMV me borxh të lartë edhe në vitin 2025
18 hours ago
Vazhdojnë zjarret vdekjeprurëse në zonën e Los Anxhelosit, 24 persona kanë humbur jetën
18 hours ago
“Dialogu”, nesër mbahet takim i përbashkët për personat e zhdukur
18 hours ago
EULEX-i përforcon Njësinë Policore të Specializuar për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë për të gjitha komunitetet në vend
18 hours ago
Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën
18 hours ago
Gjashtë ministri në protestë, kërkojnë rritje pagash
19 hours ago